Udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Zhorzh Popovski, mori pjesë në prezantimin e Raportit për rrethin e mundshëm për zhvillimin e shoqërisë qytetare në Maqedoni 2015, që e prezantoi Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë (QBNM). Dokumenti përmban udhëzime dhe të dhëna konkrete për tre pjesë të analizuara: liritë themelore të garantuara me ligj, korniza për qëndrueshmëri financiare dhe marrëdhënia e organizatave qytetare me Qeverinë.

Sipas studimit, Ligji për shoqata dhe fondacione është solid dhe progresiv, por nuk është në përgjithësi funksional për shkak se disa akte nënligjore të caktuara nuk janë miratuar. Në praksë liria e të shprehurit për organizatat qytetare nuk është e kufizuar, por prapë se prapë ato ballafaqohen me shtypje indirekte për shkak të qëndrimeve të theksuara, ndërsa promovojnë edhe vetcenzurë edhe kujdes. Për shkak të hapësirës së vogël dhe informimit joadekuat për aktivitetet e organizatave qytetare nga ana e mediave tradicionale, në periudhën që është lëndë e analizës, është rritur përdorimi i internetit dhe mediave sociale si hapësirë e lirë për shprehjen dhe bartjen e porosive.

Analiza flet se financimi i drejtpërdrejtë buxhetar i organizatave qytetare nuk është adekuat në nevojat reale për qëndrueshmëri, ndërsa ndryshimet e shpejta ligjore për të paguar kontributet nga ana e angazhimit hororar të personave, kanë shkaktuar implikime financiare dhe frikë tek organizatat për qëndrueshmërinë e tyre.

Në Raport konstatohet se ekziston zbrazëtirë mes legjislativës dhe praksës posaçërisht nëse merret parasysh se një numër i madh i ligjeve u sollën në procedurë të shkurtuar pa u hapur konsultime me palët e interesuara edhe përskaj përparimit të ENER dhe trajnimet e mbajtura për nëpunësit shtetëror.

Në Raport theksohet se prej gjithsej 52 masave të theksuara në Strategjinë për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin qytetar 2012 – 2017, deri tani 2 masa në tërësi janë realizuar, Përparim në këtë plan pritet të realizohet nëse formohet Këshilli për përparimin e bashkëpunimit, dialogut dhe nxitjes së zhvillimit të shoqërisë qytetare.

Nga aspekti i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, në Raport thuhet se zbatimi i tij është i pakënaqshëm dhe rekomandohet që institucionet shtetërore në praksë në mënyrë publike të publikojnë informacionelidhur me procedurat për financim, afate dhe informacione për organizatat qytetare, fitues të mjeteve.

Raporti është pjesë e projektit rajonal “Acquis të shoqërisë qytetare të ballkanit: Përforcimi i potencialit dhe kapaciteteve të organizatave qytetare për përfaqësim dhe lobim” financuar nga Bashkimi evropian.