Anëtarja e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Valentina Fidanovska dhe udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit Zhorzh Popovski, morën pjesë në punën e konferencës së sotmeme temë “Liria e të folurit dhe liria e të shprehurit”.

E ndarë në dy sesione me dhjetëra pjesëmarrës, konferenca u mbajt me përkrahjen e Projektit të BE për përkrahje teknike për organizatat qytetare të (TAKSO). Qëllimi ishte të nxiten organizatat qytetare që të angazhohen në mënyrë aktive në debatin publik lidhur me lirinë e të shprehurit, reformat në media dhe liria e të folurit.

Duke parë dobësi të numrëta në sferën mediatike, shefgi i delegacionit të Bashkimit evropian në Republikën e Maqedonisë, Aivo Orav, porositi se Brukselit i intereson liria e informimit në vend për çka BE ka dhënë grant dy miljon euro për mediat dhe 800.000 euro për Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuele.

Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele Zoran Trajçevski, bëri me dije se standardet profesionale tek radiodifuzerët e Maqedonisë nuk është diçka që ka ndodhur brenda natës – por zgjat tani më 20 vjet. Ai tha se të folurit e urrejtjes që është i pranishëm posaçërisht në portalet e internetit, e u kthye edhe në vërejtjet nga ana e Agjencisë për të folurit e urrejtjes, duke theksuar raste kur kanë reaguar në dhjetë vitet e kaluara.

Nga diskutimi erdh konkluza se liria e të shprehurit dhe rrethimi mediatik mbetet sfidë serioze për të gjithë veprimtarët shoqëror për shkak se është evidente mungesa e jobalancuar dhe lajmërimi i drejtë, mos dallimi mes asaj që është me interes afarist, politik dhe privat dhe ajo që paraqet gazetari profesionale, pastaj cenzurim personal të gazetarëve dhe pamundësi për qasje të përgjithshme në informacione publike. Është evidente edhe transparenca e pamjaftueshme për financimin e mediave, ndarja e bashkësisë së gazetarëve, si dhe të folurit e fuqishëm të urrejtjes, ku në sanksionim do të duhej të kyçen edhe prokuroria, gjegjësisht gjykatat, u tha në konferencë.