Sot në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, u mbajt trajnim me temë “Qasje e lirë në informacione me karakter publik”. Trajnimin e realizuan Jordanka Stojkova dhe Cveta Trajkovska, ligjërues profesional nga Sekretariati i Komisionit, e në të morën pjesë 15 persona zyrtar të rinj, si dhe persona të cilët deri tani për shkaqe të ndryshme nuk kanë përcjellur trajnimin apo nuk kanë kërkuar edukim plotësues, nga gjithsej dhjetë institucione shtetërore, komuna, ndërmarrje publike, inspektorate dhe qendra ndërkomunale për punë sociale.
Trajnimi është në funskion të ngitjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe obligimet të cilat për ata dalin nga ai, si dhe mënyra e realizimitë të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Përskaj historiatit, zhvillimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe legjislativës ligjore, personave zyrtarë që ishin të pranishëm iu prezantuan në detaje edhe procedura për kërkimin e informacioneve me karakter publik, vijimi i procedurës ankimore dhe kundërvajtëse, si dhe mënyra e përgatitjes së Raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve. Në trajnim u analizuan edhe shembuj nga praksa, me çka personat zyrtarë nëpërmjet pjesëmarrjes proaktive, nxorrën pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre se si do të vepronin në situatat e dhëna.
Me trajnimin e sotëshëm në fakt filloi realizimi i ciklit të ri i trajnimeve dedikuar për perosnat të cilët ndërmjetësojnë me informacione me karakter publik. Në pajtueshmëri me Planin për trajnime për muajin maj, të cilin para pak kohe e solli Komisioni, trajnimi tjetër është paraparë më 26 maj.
Dy përfaqësues të Sekretariatit të Komisionit më 30 maj do të mbajnë ligjëratë edhe në kuadër të këshillimit me temë “Zbatimi i ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev”. Këshillimi është dedikuar për personat të cilët veprojnë në kërkesa për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nga të gjitha prokuroritë e Republikës së Maqedonisë.


