Manifestimi i cili do të mbahet më 28 Shtator 2016 (e mërkurë), në hallën e konferencave në City Hall në Shkup, me fillim në ora 12:00, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik do ta shënojë 10 vjetorin jubilar nga themelimi i tij. Me këtë manifestim solemn më 28 Shtator, Komisioni do të japë kontributin e vet konkret dhe në shënimin e Ditës ndërkombëtare për qasje të lirë në informacione me karakter publik, që zhvillohet nën moton “Kam të drejtë të di”, e që simbolizon lëvizjen globale në korniza botërore për promovimin e të drejtës për qasje në informacione.

Për realizimet 10 vjeçare dhe rrugëtimi i kaluar i Komisionit, fjalim do të mbajë Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, d-r Gjorgi Sllamkov. Para të pranishmive pritet të mbajnë fjalim edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, zëvendë ministri i drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, zonja Biljana Brishkoska – Boshkovski, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Nina Suomalainen, Koordinatori i KB dhe Përfaqësuesi i UNDP, zonja Luiza Vinton, si dhe Udhëheqësi i Njësisë për punë operative pranë Delegacionit të BE në Republikën e Maqedonisë, z. Jaromir Leviçek.

Përskaj këtyre aktiviteteve, në përputhshmëri me Agjendën, është paraparë edhe nënshkrimi i memorandumeve për bashkëpunim të Komisionit me Misionin e OSBE-së dhe me UNDP, me çka do të vijojnë edhe deklarata për mediat.