Anëtarja e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik Valentina Fidanoska dhe Cveta Trajkovska, udhëheqëse e njësisë në Sekretariatin e Komisionit, me ftesë të Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar, sot morën pjesë në Konferencë “Të dhëna të hapura për shpenzimin e mjeteve publike – përvoja nga rajoni dhe situata në Maqedoni”.

Qëllimi i Konferencës ishte të ndahen përvojat pozitive nga rajoni dhe të hapet diskutim më i gjërë për nevojën nga hapja e të dhënave për shpenzimin e mjeteve publike nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Konferenca edhe një herë i hapi çështjet për atë si dhe sa qytetarët mund të informohen se si shpenzohen të hollat e tyre, sa janë të hapura të dhënat për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, çka bëhet për informim më të mirë të opinionit dhe ngjajshëm.