Përfundimi i revizionit të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit evropian për vitin 2017 dhe analiza e implementimit të Strukturave IPA, si rekomandime për përgatitjen e Planit aksional 2017, ishin temat kryesore të Punëtorisë për revizion të NPAA 2017, që u mbajt më 30.11. deri më 02.12.2016 në hotelin Metropoll në Ohër. Në këtë ngjarje, në aktivitetet e më shumë grupeve punuese, ku morën pjesë mbi 160 përfaqësues të institucioneve relevante të Republikës së Maqedonisë, kontribut të vet dha edhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nëpërmjet përfaqësuesit të Sekretariatit të Komisionit, Cvetan Stanoeski.
Ky është takimi i parë i organizuar që është me rëndësi për të dy strukturat, prej së cilit pritet përmirësimi i procesit të planifikimit, bashkëpunimit mes veti dhe kahëzim të prioriteteve të NPAA.


