Iniciativa e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik për zbatimin e bashkëpunimit më të afërt me institucionet për arsim të lartë në korrik të vitit 2016 u zyrtarizua me Universitetin për turizëm dhe menaxhim në Shkup, me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, të cilin e nënshkruan njerëzit e parë të të dy institucioneve, d-r Gjorgi Sllamkov, kryetar i Komisionit dhe rektori i Universitetit për turizëm dhe menaxhim në Shkup, prof. d-r Ace Milenkovski.
Në pajtueshmëri me këtë dokument, dy institucionet në kuadër të veprimtarisë së vet primare morën detyrim të veprojnë dhe bashkëpunojnë në drejtim të informacioneve me karakter publik, si dhe mundësitë që dalin nga ai.
Realizimi praktik i Memoraqndumit për bashkëpunim u realizua më 6 Dhjetor të vitit 2016, me zbatimin e trajnimit për studentët nga ana e kryetarit të Komisionit, prof. d-r Gjorgi Sllamkov dhe bashkëpunëtorët e tij profesional të Sekretariatit të Komisionit. Gjatë trajnimit studentët u njoftuan me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, zbatimin dhe përdorimin e tij si mjet për qasje të lirë në informacione me karakter publik.