Udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Zhorzh Popovski dhe bashkëpunëtori i ri Oliver Serafimovski, morën pjesë në tryezën e rrumbullakët “Sektori qytetar dhe mediat për qeverisjen e mirë”, që sot u mbajt në organizim të Fondacionit Metamorfozis. U bë fjalë për rolin, aktivitetet e sektorit qytetar dhe lajmërimin e mediave, si parakushte esenciale për qeverisjen e mirë të institucioneve që shihet nëpërmjet transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së tyre, si dhe nëpërmjet luftës kundër korrupsionit. Nga diskutimi doli konstatimi se organizatat qytetare duhet të marin hapa edhe më konkrete në nxitjen dhe mburrjen e qytetarëve që të këkrojnë llogari nga institucionet shtetërore. Më e rëndësishme është që qytetarët të binden dhe të marrin pjesë se munden të ndryshojnë diçka me pjesëmarrjen dhe kyçjen e tyre në krijimin e politikave publike, u tha në tryezën e rrumbullakët. 75 përqind të qytetarëve mendojnë se nuk kanë asnjë ndikim në vendimet të cilat sjellen në nivel lokal. Në këtë kuptim u tha se aktivitetet e përforcuara të sektorit qytetar në segmentin e përmendur, duhet të marin publicitet adekuat dhe trajtim të drejtë në media, pavarsisht nga struktura personale dhe politika drejtuese.
Me tryezën e sotme të rrumbullakët në fakt startoi projekti “ACTION SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet të hapësirës institucionale në Evropën juglindore”, qëllimi i së cilit është rritja e kypjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediale në krijimin e mendimit publik, krijimi i politikave dhe pjesëmarrje në mekanizmat për sjelljen e vendimeve, si dhe rritje të kapaciteteve të shoqërisë qytetare të adresojë çështje të ndishme.
Projekti do të implementohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me Westminster Foundation for Democracy të Britanisë së Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Assiociation Why not? Nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova dhe Lëvizja Mjaft! Nga Shqipëria, e me përkrahje financiare të Bashkimit evropian.


