Më 24 dhe 25 nëntor në Kodrën e Diellit, me asistim të trajnuesve të sertifikuar Maja Llazarova – Kërstevska të Misionit OSBE në Shkup dhe Vlladimir Anëev nga Ministria për shoqëri informatike dhe administrim, u mbajt punëtoria përmbyllëse për futjen e procesit të Kornizës së përbashkët për vlerësimin e kualitetit (KAF) në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Bëhet fjalë për mjet për menaxhim me kualitet, që është e krijuar nga ana e Institutit evropian për administrim publik, Mastriht në vitin 2000 dhe është dedikuar për futje në organizatat e sektorit publik në Evropë, me qëllim t’i përmirësojnë performasat e veta dhe të angazhohen kah përsosshmëria në shërbimet publike për qytetarët dhe klientët.
Obligimi për futjen e instrumentit KAF në të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe lokal në Republikën e Maqedonisë del nga Ligji për futjen e sistemit për menaxhim me kualitetin në sektorin publik nga viti 2013. Procesi i futjes së KAF në Komision filloi në qershor të vitit 2015, kur u formua ekip i vetvlerësimit të organizatës dhe i cili në bazë të ndihmës profesionale nga ana e OSBE, kaloi nëpër procesin e kontrollimit të punës dhe propozimit të masave për përmirësimin e proceseve të punës.
Nga gjithsej 85 masave të notuara të sesionit përmbyllës në Kodrën e Diellit, me konsenzus si primare u vërtetuan 17 masa të shpejta që parashihet të realizohen në dy-tre muajt e ardhshëm dhe 14 masa strategjike të cilat duhet të implementohen deri në dhjetor të vitit 2017. Këto aktivitete do të jenë pjesë e Planit aksioanl për përmirësimin e Kornizës së përbashkët për vlerësimin e kualitetit për periudhën 2015 – 2017, me çka duhet të inicohet proces i ri i Kornizës së përbashkët për vlerësimin e kualitetit.


