Zëvendës kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik Blerim Hzseni, Anëtari i Komisionit Valentina Fidanovska dhe Këshilltari në Sekretariatin e Komisionit Cvetan Stanoeski, prej 02 deri më 05 dhjetor të vitit 2015 realizuan vizitë studiuese në Komisioneri për informacione të Republikës së Kroacisë.
Vizita studiuese në institucionin nacional të Kroacisë, që kujdeset rreth realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe rreth ripërdorimit të tyre, u realizua në kuadër të aktiviteteve organizative të Komisionit evropian, nëpërmjet instrumentit TAIEX. Tema të bisedimeve ishin më shumë analiza krahasuese për punën e dy institucioneve rreth qasjes së lirë në informacione me karakter publik dhe mundësitë ligjore për implementimin e kësaj të drejte të njeriut në pajtueshmëri me rregulloren evropiane.
Komisioneri për informim i Kroacisë d-r Anamarija Musa dhe të punësuarit në institucion m-r Dubravka Bevandiq, Hellga Gavez, Daniell Herak, Ina Vollmut dhe personi zyrtar për informim i Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Ida Kosiq, nëpërmjet prezantimeve të përgatitura në power point dhanë shqyrtim në legjislativën kroate në fushën e qasjes së lirë në informacione, në përdorim të sërishëm të informacioneve të sektorit publik, në kornizën ligjore, gjegjësisht zhvillimin e metodologjisë së mbikqyrjes inspektuese, raportet vjetore të poseduesve të informacioneve etj.
Me interes të posaçëm për anëtarët e Komisionit ishin temat të cilat, mes tjerash, nxitën diskutim edhe më të madh, e që kishin të bëjnë me dispozitat e Ligjit të Kroacisë që definojnë kepërdorimin e tij, pastaj për mënyrën dhe kriteret për zbatimin e testit të dëmit, për (mos)zbatimin e Ligjit në raste të caktuara dhe ngjashëm.
Takimi rezultoi me Memorandum për bashkëpunim mes Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Zyrës së Komisarit për informim të Republikës së Kroacisë, të nënshkruar nga ana e Zëvendës kryetarit të Komisionit, Blerim Hzseni dhe Komisarja e informacioneve, Anamarija Musa. I njëtjë ishte qëndrimi se dokumenti nuk paraqet vetëm formalitet në listën e masave dhe aktiviteteve në drejtim të përmirësimit të klimës në bazë të qasjes së lirë në informacione me karakter publik në të gjitha vendet në Rajon. Memorandumi për bashkëpunim, si dhe shumica e konkluzave nga takimi punues, obligojnë nevojën e definimit urgjent të aktiviteteve të ardhshme të përbashkëta, në realizimin e së cilës do të ftoheshin edhe institucionet nacionale nga Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe vendet tjera të interesuara nga Rajoni.


