Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik Pece Tashevski dhe udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit Zhorzh Popovski, morën pjesë në punën e konferencës “Qasje e lirë në informacione – përvoja rajonale dhe standarde ndërkombëtare”, që u mbajt më 19 dhe 20 nëntor në Podgoricë, Mali i Zi.
Organizatorë të këtij tubimi ishin Misioni i OSBE në Mal të Zi dhe Agjencioni për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasja e lirë në informacione. Përveç përfaqësuesve nga vendi nikoqir dhe pjesëmarrësve nga Maqedonia, në punën e Konferencës participuan edhe përfaqësues të institucioneve të ngjashme veprimtaria e së cilave është qasja e lirë në informacione dhe mbrojtja e të dhënave personale nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, si dhe nga Shqipëria.
Fjalime përshëndetëse nga të pranishmit kishin zëvendës shefi i Misionit të OSBE në Podgoricë Dan Redford, Zheljko Rutoviq, drejtori gjeneral për Media në Ministrinë e kulturës të Malit të Zi, Muhamed Gjokaj kryetar i Këshillit të Agjencionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes së lirë në informacione të Malit të Zi, si dhe Zora Çizmoviq, shef i njësisë për mbrojtjen e të dhënave personale në MPB të Malit të Zi.
Paneli i parë i Konferencës iu përkushtua Përvojës ndërkombëtare në fushën e qasjes së lirë në informacione, e që kaloi në shenjën e prezantimeve të ekspertëve Aleksandar Kashumov, shef i njësisë juridike në programin për qasje në informacione (AIP) – nga Bullgaria dhe Sven Miler, shef i njësisë për qasje të lirë në informacione pranë Zyrës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje të lirë në informacione nga Bradenburg Gjermani.
Në pjesën e dytë të Konferencës, delegacionet e vendeve pjesëmarrëse i treguan përvojat rajonale të zbatimit të Ligjit për qasje në informacione dhe propozimet për bashkëpunim të mundshëm.
Në diskutim u konstatua se këmbimi i tillë i përvojave janë të mirëseardhura dhe të dëshiruara që të arrihet shkallë edhe më të lartë të konsenzusit gjatë detektimit të problemeve të përbashkëta dhe sfidave të ardhshme.


