Ligjëruesit profesional në Sekretariatin e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Cvetan Stanoeski dhe Makfirete Morina Sylejmani, sot në hapësirat e Komisionit mbajtën trajnimin për personat zyrtarë me temë “Qasja e lirë në informacione e karakter publik”.

Në trajnim morën pjesë 14 persona zyrtarë të rinj, si dhe persona të cilët deri tani për shkaqe të ndryshme nuk kanë përcjellur trajnimin apo nuk kanë kërkuar edukim plotësues, nga gjithsej dhjetë organe dhe institucione shtetërore, ndërmarrje publike, ente shëndetësore, organe të pushtetit gjyqësor, inspektoratë, fonde, ente dhe institute.

Trajnimi është në funskion të ngritjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe obligimet të cilat për ata dalin nga ai, si dhe mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Përskaj historiatit, zhvillimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione dhe legjislativës ligjore, të pranishmive iu prezantuan në detaje edhe procedura për kërkimin e informacioneve me karakter publik, vijimi i procedurës ankimore dhe kundërvajtëse, si dhe mënyra e përgatitjes së Raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve. Në trajnim u analizuan edhe shembuj nga praksa, me çka personat zyrtar nëpërmjet pjesëmarrjes proaktive, prezantuan pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për atë se si do të vepronin në situatat e dhëna.

Më 30 maj dy përfaqësues të Sekretariatit të Komisionit do të mbajnë ligjërata dhe në kuadër të këshillimit me temë “Zbatimi i ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev”. Këshillimi është dedikuar për personat të cilët proceduojnë në kërkesat për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nga të gjithë prokuroritë e Republikës së Maqedonisë.