Udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik Cveta Trajkovska, dhe bashkëpunëtorët e rinj Oliver Serafimovski dhe Aleksandra Stojanovska, morën pjesë në konferencë pune “Partneritet i hapur qeveritar – dialog me organizatat qytetare për planin nacional aksional 2016 – 2018”, që u mbajt më 23 – 24 mars, në organizim të projektit TAKSO (Përkrahje teknike për organizatat qytetare) dhe Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrim.

Qëllimi i konferencës dyditore ishte që ta promovojë iniciativën Partneritet i hapur qeveritar mes organizatave qytetare dhe t’i informojë në mënyrë më detale për progresin e realizuar, të krijojë hapësirë për diskutim mes orgnizatave qytetare dhe institucioneve qeveritare për përvojat dhe sfidat në zbatimin e planit të dytë aksional dhe tu mundësojë organizatave qytetare të japin drejtime dhe rekomandime për dizajnimin e planit të ardhshëm aksional.

Konferencën e hapën ministerja për shoqëri informatike Marta Arsovska Tomovska dhe ambasadori Aivo Orav. Ministerja Arsovska Tomovska në fjalimin e vet theksoi se partneriteti i hapur qeveritar ndihmon për përparimin e transparencës dhe llogaridhënies tek shtetet dhe ka ndikim të fuqishëm në inovacionet, zhvillimin dhe konkurencën.

Ambasadori Orav tha se rëndësia e Partneritetit të hapur qeveritar në aspekt të përmirësimit të transparencës së institucioneve dhe bashkëpunimi i tyre me qytetarët, duke shtuar se kontributet e tilla duhet të vazhdojnë edhe me Planin e ri të tretë aksional.

Oliver Serafimovski, si zëvendës koordinatori në Prioritetin 3 Liria e informacioneve, foli për arritjet e fushës prioritare në progresin e përgjithshëm në zbatimin e Planit nacional aksional 2014 – 2016.

Planin e ri aksional Ministria për shëqori informatike dhe administrim e përgatit nëpërmjet projektit “Përkrahje teknike për organizatat qytetare “TAKSO”, financuar nga BE.

Partneriteti i hapur qeveritar (PHQ) është platformë ndërkombëtare qëllimi i së cilës është të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi më e madhe e qeverive ndaj qytetarëve, e në të cilën Maqedonia u kyç në vitin 2011.