Njëzet e tre persona zyrtar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik të institucioneve shtetërore, ndërmarrje dhe ente publike, njësi të qeverisjes lokale, pushtetit gjyqësor, si dhe të institucioneve shëndetësore, vijuan trajnimin me temë “Qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”.
Trajnimi u zhvillua në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, e në pajtueshmëri me planin e paraparë për trajnime në muajin dhjetor, e që ishte dedikuar për personat zyrtar të sapo emëruar, por edhe për persona të cilët ndërmjetësojnë me informacione me karakter publik, e që kanë patur nevojë për riedukim.
Trajnimin e realizuan persona profesional të Sekretariatit të Komisionit, ndërsa theksi ishte në ngritjen e vetëdijes publike dhe shkallën e njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje në informacione me karakter publik dhe obligimet që dalin nga ai për ata, si dhe për mënyrën e realizimit të të drejtës në qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Në trajnim u analizuan edhe shembuj specifik nga praksa, me çka personat zyrtar shpreheshin se si do të vepronin në situatat e dhëna.