Në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, më 1 dhe 2 shkurt me përkrahjen e instrumentit TAIEX të Komisionit evropian u mbajt “Misioni i ekspertëve për palikimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Përskaj ekspertit të njësisë për mbikqyrje inspektimi dhe kontrollë pranë Ministrisë së punëve të brendshme të Republikës së Çekisë Petar Sllaviçek, anëtarët e Komisionit dhe të punësuarit në Sekretariatin e tij, në realizim të kësaj ngjarje participuan edhe përfaqësues të Ministrisë së drejtësisë të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të Fakultetit për siguri në Shkup. Qëllimi i misionit ishte t’i sigurojë Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik praksa më të mira për zbatim më efikas të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Ngjarjen e hapi kryetari i Komisionit d-r Gjorgi Sllamkov, i cili mbajti fjalim për rëndësinë e Komisionit, misionin e tij, kompetencat, funksionimin dhe zbatimin e Ligjit.
Duke folur për aspektet juridike dhe zbatimin e Ligjit në vendin e tij, eksperti nga Çekia, u koncentrua në zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me poseduesit e informacioneve, kompetencave për zbatimin e Ligjit, dispozitat ndëshkuese, si dhe në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve me subjektet të cilët punojnë në problematikën nhë sferën e qasjes së lirë në informacionet me karakter publik.


