Në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, sot u mbajt trajnim me temë: “Qasja e lirë në informacione me karakter publik”.
Trajnimin e realizuan Jordanka Stojkova dhe Cveta Trajkovska, ligjërues profesionist të Sekretariatit të Komisionit, e në të morën pjesë 16 persona zyrtarë të rinj, si dhe persona të tjerë nga çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe nga entet për arsim të lartë nga Shkupi dhe komunat përreth.
Trajnimi është në funksion të ngritjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe obligimet që dalin nga ai, si dhe mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje në informacione me karakter publik.


