Me takim të ri me personat zyrtar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik, sot në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione ma karakter publik, vazhduan trajnimet e planifikuara me temë “Qasje e lirë në informacione me karakter publik”. Trajnimin e realizuan ligjëruesit profesional në Sekretariatin e Komisionit, Cvetan Stanoevski dhe Makfirete Morina Sulejmani.

Në trajnim morën pjesë 13 persona zyrtarë të rinj, si dhe persona të cilët deri tani për shkaqe të ndryshme nuk kanë qenë në trajnim, apo kanë kërkuar edukim plotësues, nga nëntë organe dhe institucione shtetërore, teatro, shtëpi për studentë, fonde, drejtori dhe këshille.

Personat zyrtarë të pranishëm, të cilëve iu prezantuan në detaje procedura pas kërkimit të informacioneve me karakter publik, vijimi i procedurës ankuese dhe ndëshkuese, si dhe mënyra e deritanishme e përgatitjes së Raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve, posaçërisht u interesuan për shembuj konkret aktual për procedurën dhe shprehën falënderim për trajnuesit për përgjigjet e marura.

Trajnimet në hapësirat e Komisionit vazhdojnë më 07.09.2016, me takim me persona zyrtarë të institucioneve arsimore.