Në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, sot u mbajt trajnim me temë: “Qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, ku morën pjesë dhjetëra persona të rinj të emëruar. Trajnimin e realizuan Cvetan Stanoeski dhe Makfirete Morina Sylejmani, ligjërues profesional në Sekretariatin e Komisionit, e në të morën pjesë persona të obliguar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik të ministrive, agjencive, fondeve, shoqatave aksionare në pronë shtetërore, si dhe të enteve publike.
Trajnimi është në funksion të ngritjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter pubnlik.
Përskaj historiatit, zhvillimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione dhe llegjislativës ligjore, persona zyrtarë të pranishëm iu prezantuan në detaje edhe procedura për kërkimin e inforacionit me karakter publik, procedura për ankesë dhe kundërvajtje, si dhe mënyra e përgatitjes së Raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve. Në trajnim u analizuan edhe shembuj nga praktika, me çka personat zyrtarë nëpërmjet pjesëmarrjes proaktive, paraqitën qëndrimet e tyre për atë se si do të proceduonin në situatat e dhëna.


