Iniciativa e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik për zbatimin e bashkëpunimit më të afërt me institucionet për arsim të lartë so u zyrtarizua me Fakultetin për siguri nga Shkupi. Memorandumin për bashkëpunim të cilin e nënshkruan njerëzit e parë të dy institucioneve, kryetari i Komisionit Pece Tashevski dhe dekani prof.d-r Olive Baëanoviq, është në drejtim për trajnimin e studentëve në lidhje me zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik dhe përdorimi i tij si mjet për qasje në informacione me karakter publik me Fakultetin për siguri nga Shkupi.

Trajnimi i sotëm u mbajt para tetëdhjetë studentëve në amfiteatrin e fakultetit, e që e realizuan personat profesional të Sekretariatit të Komisionit Cveta Trajkovska dhe Jordanka Stojkova.

Trajnimi kishte për qëllim t’i njoftojë studentët me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me qëllim të ngritet vetëdija për këtë të drejtë njerëzore të garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, si dhe për mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.