Sot në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, u organizua trajnim me temë: “Qasja e lirë në informacione me karakter publik dhe zbatimi praktik i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Trajnimin e realizuan Cveta Trajkovska dhe Jordanka Stojkova, ligjërues profesional të Sekretariatit të Komisionit. Në këtë takim edukativ morën pjesë pesëmbëdhjetë persona të rinj të emëruar të obliguar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik të enteve arsimore, ndërmarrjeve publike, institucioneve nga fusha e pushtetit gjyqësor, si dhe persona juridik dhe fizik të cilët kryejnë autorizime publike.
Trajnimi është në funksion që të ngritë vetëdijen publike dhe shkallën e njohjes së poseduesve të informacioneve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe obligimet të cilat dalin nga ai, si dhe mënyra e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Përskaj historiatit, zhvillimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione dhe llegjislativës ligjore, persona zyrtarë të pranishëm iu prezantuan në detaje edhe procedura për kërkimin e inforacionit me karakter publik, procedura për ankesë dhe kundërvajtje, si dhe mënyra e përgatitjes së Raportit vjetor, si obligim ligjor i poseduesve. Në trajnim u analizuan edhe shembuj nga praktika, me çka personat zyrtarë nëpërmjet pjesëmarrjes proaktive, paraqitën qëndrimet e tyre për atë se si do të proceduonin në situatat e dhëna.


