Anëtari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Valentina Fidanovska dhe ligjëruesit profesional të Sekretariatit Cvetan Stanoeski dhe Makfirete Morina Sylejmani, sotr qëndruan në vizitë pune në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit “Sg. Qirili dhe Metodi” – Shkup. U bisedua për mundësinë për të mbajtur ligjërata për studentët, profesorët dhe mjekët – stomatologët e punësuar në lidhje me zbatimin e Ligjit dhe përdorimi i tij si mjet për qasje në informacione me karakter publik.

Në fakt, ligjëratat do të jenë fillimi i realizimit praktik të Memorandumit për bashkëpunim, që në emër të të dy institucioneve e nënshkruan kryetari i Komisionit Pece Tashevski dhe dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, prof.d-r Ljuben Guguëevski. Në pajtueshmëri me këtë dokument, dy institucionet në kuadër të veprimtarisë së vet primare u obliguan të veprojnë dhe bashkëpunojnë në drejtim të ngritjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së studentëve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe mundësitë që dalin nga ai.

Në të ardhmen bashkëpunimi do të zhvilohet edhe nëpërmjet realizimit të aktiviteteve dhe projekteve tjera me interes reciprok.