Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani, në shoqëri të bashkëpunëtorëve nga Kabineti i kryeministrit dhe nga ana e Sekretariatit për çështje evropiane, sot realizoi vizitë punë në Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Delegacioni qeveritar në vizitën punuese u njoftua me punën e Komisionit, kompetencat e saj, si dhe me sfidat për afirmimin e mëtejmë të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Në bisedimet theks i posaçëm ishin reformat lidhur me proçesin e integrimit evropian të Maqedonisë, posaçërisht nga aspekti i dinamikës së realizimit të masave të Planit 3-6-9. Mes tjerash u shqyrtuan edhe aktivitetet e nënshkruara konkrete të cilat Komisioni duhet t’i ndërmarrë me qëllim që realizimi i detyrave të cilat për atë dalin në pajtueshmëri me Planin 3-6-9.



Leave A Comment