Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, d-r Gjorgi Sllamkov, zëvendës kryetari Blerim Hyseni dhe anëtarja Valentina Fidanovska, nëpërmjetr instrumentit TAIEX të Komisionit evropian, më 16 dhe 17 tetor të vitit 2017, qëndruan në vizitë pune në Madrid, Spanjë.

Gjatë qëndrimit në Këshillin për transparencë dhe qeverisje të mirë në Spanjë, përfaqësuesit e Komisionit realizuan takim me zonjën Esperanza Zambrano Gomez, zëvendës Drejtori për proceduim me kërkesa. U këmbyen përvoja nga zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nga ana e dy institucioneve të ngjajshme. Në takim u shqyrtuan edhe shembuj konkret nga praktika, si dhe vendime dhe konkluza të sjellura nga ana e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, gjegjësisht nga Këshilli për transparencë dhe qeverisje të mirë të Spanjës.

Vizita është realizuar pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes dy institucioneve, të cilat përveç bashkëpunimit të zbatuar, pritet të realizohen edhe aktivitete tjera të përbashkëta.