Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, d-r Gjorgi Sllamkov dhe Rektori i Universitetit për turizëm dhe menaxhment në Shkup, prof. d-r Ace Milenkovski, sot në hapësirat e Komisionit nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Memorandumi është me afat prej pesë vjet (me mundësi për vazhdim automatik) ndërsa nënshkrimi i tij është rezultat i dëshirës së të dyja palëve që të përforcohet bashkëpunimi lidhur me implementimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Bashkëpunimi mes dy institucioneve do të zhvillohet në drejtim të mbajtjes së trajnimeve të vazhdueshme në lidhje me zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik në fushën e arsimit. Qëllimi i trajnimeve do të jetë ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes i të gjithë grupit me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe të drejtave dhe obligimeve të cilat dalin nga ai.

Memorandumi, gjithashtu, do të shërbejë edhe si bazë për nënshkrimin e kontratave dhe marrëveshjeve, të cilat do të mund të ndihmojnë në zhvillimin e qasjes së lirë në informacione me krakter publik, në fushën e arsimit të lartë.