Sot në hotelin “Arka” në Shkup, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, e realizuan punëtorinë e parë me temën: “Qeverisja e mirë dhe realizimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Përskaj anëtarëve të Komisionit dhe përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së, në këtë punëtori morën pjesë persona përgjegjës, gjegjësisht drejtorë, persona zyrtarë dhe udhëheqës të sektoreve për çështje juridike dhe të përgjithshme nga më shumë Agjenci, Komisione dhe Fonde. Trajnimin e realizuan personat profesional të Sekretariatit të Komisionit, Cvetan Stanoevski dhe Makfirete Morina, ndërsa qëllimi i ciklit të planifikuar të trajnimeve është ngritja e vetëdijes dhe shkallës së njohjes së personave përgjegjës dhe zyrtar me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me ndryshimet e të njëjtit të vitit 2010, si dhe me mundësitë të cilat dalin nga ai me poseduesit, dhe për kërkuesit e informacioneve me karakter publik.