Sot në hotelin “Arka” në Shkup, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, e realizuan punëtorinë e tretë me temën: “Qeverisja e mirë dhe realizimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Në këtë punëtori të cilën e realizuan personat profesional të Sekretaiatit të Komisionit, Cvetan Stanoevski dhe Makfirete Morina, morën pjesë persona përgjegjës dhe zyrtarë, si dhe udhëheqës të sektoreve për çështje juridike dhe të përgjithshme të drejtorive, qendrave, institucioneve shtetërore, si dhe të disa njësive të vetqeverisjes lokale të Shkupit.
Ky cikël i trajnimeve ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe shkallën e njohjes së personave përgjegjës dhe zyrtarë me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me ndryshimet e të njëjtit të vitit 2010, si dhe me mundësitë të cilat dalin nga ai për poseduesit, dhe për kërkuesit e informacioneve me karakter publik.


