Delegacioni i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, i përbërë nga kryetari Pece Tashevski, zëvendës kryetari Blerim Hyseni, anëtari Valentina Fidanovska dhe udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit, Zhorzh Popovski, sot realizoi takim në Odën e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë. Me dëshirë që të përforcohet bashkëpunimi lidhur me implementimin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik në fushën e përmbarimit, kryetari i Komisionit Pece Tashevski dhe kryetari i Odës së përmbaruesve Zoran Petreski, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Nënshkruesit e këtij dokumenti u obliguan se do të punojnë bashkarisht në zbatimin e dispozitave të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik nga ana e Odës dhe përmbaruesve.
Në këtë kontekst, bashkëpunimi do të zhvillohet në drejtim të mbajtjes së trajnimeve të vazhdueshme në lidhje me zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik në fushën e përmbarimit. Ekipe profesionale të Komisionit në funksion të ngritjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohurisë të grupit qëllimor me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe të drejtat e obligimet të cilat dalin nga ai, do të këmbëngulin të bartin më shumë përvojë praktike se sa njohuri teorike.
Njerëzit e parë të Komisionit dhe Odës së përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, u përgjigjën edhe në pyetjet e shumta të cilat u parashtruan nga ana e gazetarëve përfaqësues të mediave elektronike dhe ato të shtypit.
Operacionalizimi i Memorandumit për bashkëpunim mes dy institucioneve do të bëhet në periudhën prej 07 deri më 10 maj në Sandanski, Republika e Bullgarisë gjatë seminarit të përmbaruesve, ku trajnues nga Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik,.


