Në kuadër të bashkëpunimit të realizuar të Komisionit për qasje të lirë në informacione me karakter publik me Misionin e OSBE-së në Shkup (aplikacioni projektues “Bashkëpunimi trevjeçar dhe aktivitetet për Komisionin”, më 28 shtator të vitit 2017, në hotelin “Holidej Inn” në Shkup, u mbajt punëtori me temën: “E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik – përvoja të deritanishme nga zbatimi i Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Me punëtorinë, Komisioni, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, e shënoi 28 shtatorin, Dita ndërkombëtare për qasje universale në informacione, nën moton “Kam të drejtë të di”, që e simbolizon lëvizjen globale për të drejtën e informimit.
Në punëtori morën pjesë 11 persona zyrtarë të cilët nuk kanë qenë në trajnim, e drejtpërsëdrejti marrin pjesë në zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, obligimet të cilat dalin nga ai, si dhe mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.



Leave A Comment