Udhëheqësi i njësisë në Sekretariatin e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik Zhorzh Popovski dhe bashkëpunëtori i ri Oliver Serafimovski, morën pjesë në Konferencën e njëmbëdhjetë ndërkombëtare e-Opshtestvo.mk “Liri dhe privatësi në internet”. Organiztaorë të Konferencës ishin Fondacioni Metamorfozis dhe Institui ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe të Kaen, zbatohet në kuadër të projektit shumëvjeçar “Bashkëpunim i decentralizuar mes rajonit Normandia e poshtme dhe Republika e Maqedonisë”.

Konferenca përfshiu tema siç janë të drejtat e njeriut si bazë e shoqërisë bashkëkohore, liria e të shprehurit, shprehja e mënisë në internet dhe privatësisë. Në aspektin e informimit, interneti, posaçërisht tuiteri, fejsbuku dhe rrjetet tjera socialer, ngadalë por sigurt i fusin në plan të dytë mediat tradicionale – gazetat dhe televizionet, ishtepërfunduar në Konferencë. Teknologjitë e reja në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë mundësojnë dialog dhe qasje në informacione të shumta, por në vehte fshehin edhe rrezik kur bëhet fjalë për lirinë e të shprehurit dhe mbrojtjes së privatësisë. Në këtë kuptim u përmend se edhe pse aq shpesh edhe Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik, që përdoret para se gjithash në gazetarinë vëzhguese dhe transparencën proaktive, janë mundësi për arritje në sa më shumë informacione.