Sot në hapësirat e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes Komisionit dhe Misionit të OSBE në Shkup për vitin 2015. Memorandumi u nënshkrua nga ana e Zëvendës ambasadorit të OSBE, Marijane Bereç dhe Zëvendës kryetarit të Komisionit, Blerim Hyseni. Nënshkrimi i këtij dokumenti do të thotë vazhdim i bashkëpunimit të frytshëm mes dy institucioneve.
Memorandumi mbulon planifikim, kodim dhe realizim të përbashkët të aktiviteteve projektuese të cilat, sipas parashikimeve të dy partnerëve, do të kontribuojë për përforcimin e kapaciteteve të Komisionit dhe për realizim më të suksesshëm të misionit të tij nga njëra anë, por edhe për lehtësimin e procedurës për qasje të lirë në informacione, si për kërkuesit e informacioneve, ashtu edhe për personat zyrtar tek poseduesit, të cilët i ndërmjetësojnë informacionet e tyre në opinion.
Për këtë qëllim në vitin 2015 do të mbahen gjashtë Punëtori, gjegjësisht trajnime për nga 25 pjesëmarrës prej rreth 60 institucione lokale dhe qendrore, përfaqësuesit të të cilëve do të trajnohen se si më shpejtë të veprojnë dhe të përgjigjen në kërkesat për qasje në informacione, si dhe për mënyrat për dhënien e informacioneve sa më shpejtë dhe në mënyrë transparente. Trajnimet do të realizohen bashkarisht nga ana e personelit të OSBE dhe nga persona profesional të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Projekti, gjithashtu, parashikon, trajnime KAF për të punësuarit e Komisionit, të cilët do t’i realizojnë ekspertë të Misionit të OSBE.