Me zbatimin e kompetencave të veta kontribuon:

•    të realizohet funkcioni gjyqësor dhe të sigurohet pavarësia e gjyqeve pa ndërhyrë në punën e tyre;
•    vërteton propozim për zgjedhjen e gjyqtarit në gjyq më të lartë në bazë të vlerësimit objektiv të kualiteteve profesionale dhe morale të kandidatit, kompetencln profesionale dhe përvojën e punës së tij të deriatëhershme;
•    nga rendi i juristëve të cekur me vlerësim të rezultateve të tyre të përgjithshme në punën dhe kontributin për zhvillim të mendimit profesional dhe teorik dhe në sistemin juridik, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i propozon dy kandidatë për zgjedhje të gjyqtarëve të Gjyqit kushtetues në Republikën e Maqedonisë;
•    vërteton propozim për shkakrim të gjyqtarit për shkak të kryerjes së funkcionit gjyqësor joprofesionalisht dhe me pa ndërgjegje ku në procesin në bazë të të dhënave të marra dhe shqyrtim të realizuar në punën e gjyqtarit do të vërtetohet profesionalizëm i pamjaftueshëm që ndikon në kualitetin, azhurimin dhe në numrin e lëndëve të zgjedhura angazhim i pamjaftueshëm për punë dhe disciplinë të pamjaftueshme të gjyqtarit;
•    propozon shkarkim të gjyqtarit kur gjyqëtari është i dënuar për vepër penale në dënim me burg pa kusht prej më së paku gjashtë muaj pas gjykimit të plotfuqishëm me të cilën është shqyrtuar ky dënim;
•    nëse përgithmonë e humbë aftësinë psikofizike për kryerjen e funkcionit gjyqësor;
•    propozon shkarkim të gjyqtarit kur janë kushtet e plotësuara për pension të përcaktuara me ligj, me kërkesë nga gjyqtari, me inicijativë personale apo me kërkesë të ndënjë organi tjetër kompetent.

Më shumë detaje mund të merrni në telefonat: 02 3218-130 dhe 02 3218-131.