Si organ më i lartë gjyqësorë në shtet, Gjyqi suprem e kryen pushtetin gjyqësorë në të gjithë teritorin e Republikës:
• Në lëminë qytetare vendos në shkallë të tretë pas mjeteve të jashtzakonshme juridike dhe atë: në reviyione të personave fizik dhe juridik kundër vendimeve të gjyqeve apelacione dhe me kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuara nga prokurori publik kundër vendimeve të gjyqeve të apelacionit, kundër në situata të caktuara edhe kundër vendimeve të gjyqeve themelore;
• Vendos në këtë lëmi edhe në kërkesat për përsëritje të procedurës për vendime të sjellura nga Gjyqi suprem në revizione apo kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë;
• Në lëminë penale vendos në shkallë të tretë me mjete të jashtzakonshme juridike dhe atë: në kërkesa për lehtësimin e jashtzakonsëm të dënimit, me kërkesa për rishqyrtim të jashtzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm dhe në kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimeve të plotfuqishme gjyqësore të gjyqeve të apelacionit dhe gjyqeve thelemore të sjellura në procedurë penale dhe në atë kundërvajtëse;
• Vendos për ndeshje të kompetencave në lëminë qytetare dhe penale mes gjyqeve themelore nga rajonet e gjyqeve të ndryshme të apelacionit apo mes gjyqeve të apelacionit dhe gjyqeve themelore dhe për përcaktimin e kompetencës në gjyq tjetër në situata të caktuara;
• Në lëminë e kontesteve administrative, Gjyqi suprem vendos në shkallë të parë kundër vendimeve të organeve të drejtorisë, gjegjësisht të Qeverisë të cilët kanë sjellur vendim në shkallë të dytë, si dhe në kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së prokurorit publik të dorëuara kundër vendimeve të këshilleve të Gjyqit suprem;
• Funkcionin e vet veçanërisht e siguron në zbatimin e ligjeve nga ana e gjyqeve, Gjyqi suprem e realizon me sjelljen, gjegjësisht vërtetimin e qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike parimore në çështje të caktuara juridike, të cilat janë të obligueshme për këshillet e Gjyqit suprem, ndërsa kanë ndikim edhe në gjyqet më të ulta në përparimin e praktikës për zbatimin e pajtueshëm të ligjeve të të gjithave gjyqeve.
Më shumë detaje mund të merrni në telefonat:
02 3136-044; 02 3164-064 dhe 02 3237-538


