Avokati i popullit, në botë i njohur me emrin Ombudsman, është institucion-organ relativisht i ri në sistemin juridik politik të Republikës së Maqedonisë i cili:
• i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur iu janë lënduar nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat tjera të cilat kanë autorizime publike;
• është i pavarur, profesional në zbatimin e funkcionit;
• në zbatimin e të njetit i respekton parimet e objektivitetit, paanshmërisë, përgjegjësisë, nderit, ndërgjgjes, azhurimit, ekspedivitetit, papërkatësisë politike, barazisë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve pa dallim të gjinisë, racës, ngjyrës, fesë, partisë dhe ngjajshëm;
• punët e kompetencës personale i kryen në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe Ligjit, si dhe akteve ndërkombëtare juridike për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore;
• mund të kërkojë ndihmë secili qytetar i Republikës së maqedonisë dhe i huaj kur do të vlerësojë se ndonjë e drejtë kushtetuese dhe ligjore iu është lënduar nga administrata shtetërore (Qeveria, ministritë dhe njësive të tyre rajonale, drejtorive, fondeve, enteve, inspektorateve, enteve shëndetësore, institucioneve arsimore dhe organe të ngjajshme) dhe organizata me autorizime publike (hekurudha, posta, telekomunikacione, elektroekonomi, ndërmarrje banesore dhe komunale, radio, televiozione etj.);
• lëndimi i të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve mund të jetë nga lëmi të ndryshme (policia, armata, urbanizmi, financa, gjyqësi, punë doganore dhe sociale, të hyra publike, marëdhënie pune në organet e drejtorisë, mbrojtja, mbrojtja e fëmijëve dhe lëmive tjera të punës administrative të organeve shtetërore administrative) dhe të zbatohet në më shumë mënyra: me qëllim dhe pa qëllim, me vetdëshirë, birokratike, me sjellje johumane, me mosveprim për kërkesë të qytetarit, mos sjelljen e aktit, vendim, përmbyllje, vërtetim, mendim etj. zgjatje të procedurës, trajtim jo të barabartë të qytetarëve, akt të sjellur gabimisht, akt i bazuar në mënyrë të gabuar të gjendjes së vërtetuar në fakte, akt i bazuar në ligj me material të gabuar, procedurë të lënduar dhe të gjitha sjelljet dhe veprime tjera me qëllim apo pa qëllim me të cilat lëndohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve të garantuara me Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara. ekziston mundësi ligjore dhe person tjetër që në emërtë qytetarëve të lënduar të drejtohet me peticion apo memorandum për shkak të dorëzimit të procedurës – i autorizuar, por edhe në atë rast është e nevojshme pajtueshmëri e qytetarit të dëmtuar. ajo pajtueshmëri duhet të jetë e dhënë në formë të shkruar;
• në zbatimin e funksionit të vet ndërmer veprimtari për të cilat është i autorizuar me Kushtetutë, Ligjin për Avokatin e popullit dhe ligje tjera;
• nuk vepron për lëndët për të cilat vijon procedurë gjyqësore;
• nuk ngrit procedurë nëse nga veprimi apo nga vendimi i fundit i organit, gjegjësisht i organizatës ka kaluar më shumë se një vit, vetëm nëse vlerësohet se dorëzuesi i peticionit e ka lëshuar afatin për shkaqe të arsyeshme.
Më shumë detaje mund të merrni në telefonin:
02 3129-335


