Kryetari i Republikës së Maqedonisë në rregulloren e autorizimeve të tij i ka kompetencat në vijim:
• E përcakton mandatarin për përbërjen e Qeverisë;
• I përcakton dhe i thërret me dekret ambasadorët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
• I pranon letrat akreditive dhe revokuese të përfaqësuesve të jashtëm diplomatik;
• Propozon dy gjyqëtarë të Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë;
• Propozon dy anëtarë të Këshillit republikan gjyqësor;
• Emërton tre anëtarë të Këshillit për sigurim të Republikës së Maqedonisë;
• Emërton dhe shkarkon edhe bartës të funksioneve shtetërore dhe publike të vërtetuara me Kushtetutë dhe me ligj;
• Ndan medalje dhe mirënjohje në pajtueshmëri me ligj;
• Jep falje në pajtueshmëri me ligj;
• E lajmëron Kuvendin për çështje nga kompetenca e tij më së paku një herë në vit;
• Është kryetar i Këshillit për sigurim të Republikës së Maqedonisë;
• Nënshkruan Dekrete për votimin e ligjeve;
• Nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Maqedonisë;
• Kryetari i Maqedonisë është Komandant suprem i Armatës;
• Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e RM-së.
Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3113-318, 02 3122-147


