Sot në hotelin “Arka” në Shkup, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, e realizuan punëtorinë e katërt me temën: “Qeverisja e mirë dhe realizimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik”. Ky takim edukativ takimi i së cilit ishte ngritja e vetëdijes dhe shkallës së njohjes për personat opërgjegjës dhe zyrtarë me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me ndryshimet e të njëjtit të vitit 2010, si dhe me mundësitë të cilat dalin nga ai për poseduesit dhe për kërkuesit e informacioneve me karakter publik, e realizuan personat profesional të Sekretariatit të Komisionit, Cvetan Stanoevski dhe Makfirete Morina.

Kësaj rradhe në punëtori morën pjesë persona përgjegjës dhe zyrtarë, si dhe udhëheqës të sektoreve për çështje juridike dhe punë të përgjithshme të komunave fqinje të Shkupit, si dhe nga ndërmarrje dhe ente publike.