Në hallën e madhe në Komunën e Shtipit, sot trajnuesit e Sekretariatit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karkter publik, mbajtën trajnim regjional me temë “E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik”. Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së qytetarëve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, mundësitë të cilat dalin nga ai, si dhe mënyrën e realizimit të të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Në trajnimin të cilin e realizuan personat profesional të Sekretariatit të Komisionit Jordanka Stojkova dhe Cveta Trajkovska, morën pjesë qytetarë, por edhe persona zyrtar tek poseduesit e informacioneve me karakter publik, të cilët drejtpërsëdrejti marinn pjesë në realizimin e Ligjit. për njohje më të thellë me të drejtën njerëzore të lartëpërmendur, të pranishmive iu ndanë shembuj nga broshurat “Deri në informacion”, që është fryt i bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Komisionit dhe misionit të OSBE në Shkup dhe “Ti ke të drejtë të dish”, prodhim i Shoqatës evropiane të studentëve të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë – ELSA në kuadër të projektit USAID për përforcimin e gjyqësisë.

trajnimi mori një popullaritet adekuat në mediat elektronike, internet etj.