Në Hallën e Këshillit të Komunës Koçan, sot, u mbajt trajnim regjional me temë: “E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik”. Qëllimi i trajnimit  të cilin e realizuan përfaqësuesit e Sekretariatit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, ishte ngritja e vetëdijes publike dhe shkallës së njohjes së qytetarëve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, mundësitë të cilat dalin nga ai, si dhe mënyra e realizimit të të drejtës për qasje në informacione me karakter publik.

Përveç qytetarëve të cilët janë qëllimi kryesor, në trajnimin të cilin e realizuan personat profesional të Sekretariatit të Komisionit, Jordanka Stojkova dhe Cveta Trajkovska, morën pjesë edhe persona zyrtarë tek poseduesit e informacioneve me karakter publik nga Komuna Koçani, të cilët drejtpërsëdrejti marin pjesë në zbatimin e Ligjit.

Ngjarja mori publicitet adekuat edhe në mediat elektronike edhe në ato lokale.