Në organizim të Instrumentit TAIEX të Komisionit evropian për përkrahje teknike dhe këmbim të informacioneve, e në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, më 08 dhe 09 në hotelin “ARKA” në Shkup u mbajt Punëtori dyditore për ngritjen e vetëdijes për të drejtën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik.
Qëllimi i punëtorisël ishte sigurimi i vendit shfrytëzues i praksave më të mira të vendeve anëtare të Bashkimit evropian, për ngritjen e vetëdijes publike dhe informim efikas të qytetarëve për të drejtën e tyre të qasjes së lirë në informacioner me karakter publik, e në drejtim të zbatimit efikas të LQLIKP dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve publike.
Punëtorinë dyditore me fjalim të vet e hapi kryetari i Komisionit, d-r Gjorgi Sllamkov, i cili pasi mbajti fjalim për aktivitetet e Komisionit dhe implementimin e Ligjit, vlerësoi se punëtoria është mundësi e shkëlqyeshme për Komisionin që nëpërmjet qasjes ndërkombëtare të drejtohet kah modalitetet për ngritjen e vetëdijes publike, si parakusht për zhvillimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Në punëtori me prezantime të veta morën pjesë, zonja Esperanza Zambrano, zëvendësdrejtor në Këshillin për transparencë dhe qeverisje të mirë në Spanjë; zonja Martina Shllogell, Ekspert i lartë për lirinë e informacioneve – Komesar për mbrojtjen e të dhënave dhe lirisë së informacioneve – Gjermani, dhe zonja Karoll Evart, ekspert i pavarur, kryesues i fushatës për lirinë e informacioneve në Skoci .
Përvojat e deritanishme në implementimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, nga aspekti i temës në punëtorinë dyditore, i transmetuan Cvetan Stanoeski dhe Jordanka Stojkova, të punësuar në Sekretariatin e Komisionit. Në punëtorinë ku morën pjesë edhe persona zyrtarë nga më shumë ministri dhe institucione tjera shtetërore u konstatua se rregullorja ligjore e tre vendeve të BE, por edhe të Republikës së Maqedonisë është bashkëkohore dhe mirë e përshtatur me standardet evropiane.
Ekspertët dhe diskutuesit ishin të vetmit në vlerësimin se ka nevojë për informim dhe njohje edhe më përfshirëse ku një numër i madh i qytetarëve me të drejtën e cila për ata del nga ligji, si dhe ngritja dhe ndryshimi i vetëdijes publike të personave përgjegjës dhe zyrtarë të obliguar për ndërmjetësim me informacionet me karakter publik, që do të rezultojë me llogaridhënie dhe transparencë më të madhe të institucioneve në shoqëri. Në pajtueshmëri me praksat evropiane, u rekomandua që Komisioni t’i përforcojë relacionet dhe lidhjet e veta me gazetarët, shoqatat joqeveritare dhe me vepruesit tjerë që punojnë në promovimin e QLIKP, për realizimin e punëtorive, trrajnimeve, fushatave mediale dhe në internet, botim të broshurave për edukimin e qytetarëve, si dhe zbatimi i anketave për vëzhgimin e mendimit publik.
Paralelisht me këto aktivitete, Komisioni të promovojë edhe qasje proaktive në realizimin e transparencës më të lartë tek institucionet publike, me kontribut që organet kompetente jo vetëm të përgjigjen në kërkesat por edhe të “shpallin” informacione, e që do të mundësojë qasje në kohë dhe të njëjtë në informacione për të gjithë qytetarët në shoqëri, por edhe do ta ulë nevojën për parashtrim në institucione të numrit të madh të kërkesave në pajtueshmëri me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.



Leave A Comment