Në Qendrën informative të BE në Shkup sot u prezantuan rezultatet e Raportit të SIGMA për matjen e bazave. Nikoqirë dhe folës në takim me përfaqësues të institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë ishin: Karen Hill, udhëheqës i SIGMA; Mirosllava Boriçka, koordinator për vendin dhe këshilltarë i lartë, Marijan Lemke, këshilltarë i lartë për furnizime publike dhe Juhani Lemik, këshilltarë i lartë për sigurimin e shërbimeve dhe llogaridhënie.

Me ftesë të tyre në ngjarje morën pjesë Zëvendës kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, Blerim Hyseni dhe këshilltarët në Sekretariatin e Komisionit, Cvetan Stanoeski dhe Rexhebije Beluli.

Në takimin, si sfera të marrura si lëndë e vlerësimit u përmendën: Sigurimi i shërbimeve dhe furnizimeve publike, për të cilat raportet do të shpallen vjeshtën e ardhshme. Në këtë drejtim folësit theksuan se “sistemi për furnizimet publike është larguar nga përputhshmëria me legjislativën e BE”, se “nevojitet të përpunohet Strategji e re për Reformën e administratës publike, si dhe Strategji fiskale të besueshme dhe të dobishme”.

Gjithashtu, u theksua se zbatimi i kornizës për llogaridhënie akoma paraqet sfidë, e posaçërisht sigurimi i qasjes në informacione dhe përgjegjësinë publike, gjegjësisht është dhënë vërejtje se “janë zbatuar garanci juridike në qasjen e informacioneve me karakter publik, por zbatimi praktik i të drejtës për qasje në informacione është i komplikuar… Qeveria duhet të sigurojëmë shumë institucione që të shpallin informacione me karakter publik”.