Obligimi primar i Entit republikan për mbrojtje shëndetësore si ent multidisciplinar, studiues dhe edukues është që ta përcjellë gjendjen në Maqedoni në aspekt të preventivës shëndetësore dhe të alarmojë në institutet kompetente gjithmonë kur, do të vletrësohet se për atë ka nevojë. ERMSH me sukses mund ta realizojë këtë veprimtari vetëm me bashkëpunim të gjithanshëm dhe të koordinuar me Entet rajonale për mbrojtje shëndetësore, ministritë për shëndetësi dhe për ekologji, institucionet shëndetësore dhe organizata tjera të cilat në çfarëdo lloj mënyre janë të lidhura me punën e tij.
ERMSH vepron në lëmminë e mjekësisë preventive nëpërmjet sektorëve për epidemiologji dhe mikrobiologji, për higjienë dhe mbrojtje të mjedisit njerëzor, për mjekësi sociale dhe kontrollë dhe hetimin e barërave dhe gjatë asaj i kryen aktivitetet që vijojnë:
•    I përcjell dhe studion sëmundjet ngjitëse të cilat regjistrohen në Republikë;
•    Përgatit informacione, analiza dhe raporte për sëmundjet ngjitëse;
•    Përgatit dhe propozon Programe vjetor nga lëmia e sëmundjeve ngjitëse dhe imunizimit;
•    Merr pjesë në bashkëpunim me entetet në studimin dhe ndalimin e paraqites dhe përhapjes së epidemive në përhapje të mëdha apo rreziku i paraqitjes dhe përhapjes së sëundejeve në gjendje të jashtëzakonshme si sëmundje karantine ashtu edhe sëmundeje tjera ngjitëse dhe të rrezikshme;
•    Përpunon udhëzime profesionale –metodologjike nga lëmmia e veprimtarisë së vet;
•    Merr pjesë në përgatitjen e dispozitave ligjore
•    Merr pjesë në Programin për zbatimin e imunizimit të obliguar të popullatës në Republikës së Maqedonisë kundër sëmundjeve të caktuara ngjitëse;
•    Kryen dijagnostikën mikrobiologjike për slmundjet ngjitëse, kontrolle shëndetësore për punëtorët në ushqimoret, shëndetësi, arsim etj.;
•    Studime bakteriologjike të ushqimit, ujit, kontrollë të pastërtisë, sterilizim etj.;
•    Pjesëmarrje direkte në hetimet epidemiologjike në Republikë dhe dhënien e ndihmës profesionale metodologjike;
•    Përcjellje dhe kontrollë për zbatimin e imunizimit të obliguar në Republikë;
•    Vëzhgimin e gjendjes sanitaro-higjienike në furminzimin me ujë për pierje, kualitetin higjienik të ujërave sipërfaqësore dhe fekale si dhe sanimin e tyre të mjedisit jetësorë;
•    Vëzhgimin e kualitetit higjienik të ajrit si në mjedisin komunal ashtu edhe  në burime të ndotjes me indikim të vërtetuar;
•    Zbatimin e udhëzimeve metodologjike për menaxhim me hedhurinat mjekësore infektive të enteve shëndetësore në Shkup;
•    Kontrollin e kualitetit të prodhimeve ushqimore në pajtueshmëri me Rregulloret dhe dispozitat përkatëse;
•    E studion kontaminimin me materie radioaktive të: ajrit, fundërrinave atmosferike, dheut, ujrave gjeografike, ushqimit për kafshë, mjeteve pëtr përdorim të prgjithshëm, barërave dhe mjeteve ndihmëse dhe shëruese, materijaleve ndërtimore etj.;
•    Kryen kontrolle shëndetësore për personat të cilët punojnë në burime me rrezatime jonizuese dhe mendime për aftësinë e tyre për punë;
•    Përpunon studime dhe projekte për zbatim dhe përgatitje të plan-projekteve, për realizimin e politikës shëndetësore dhe për zhvillimin e mbrojtjes shëndetësore në teritorin e Maqedonisë, në përgjithësi, në veprime  dhe në kategori të popullatës;
•    Propozon masa për zgjedhjen e problemit të caktuar shëndetësor nga lëmia e organizimit, planifikimit dhe zhvillimit të veprimtarisë shëndetësore;
•    Merr pjesë në vërtetimin e nevojave të popullatës për lloje të caktuara të mbrojtjes dhe organizimit shëndetësor dhe zhvilliim të shërbimeve të caktuara shëndetësore;
•    Merr pjesë në vërtetimin e themelimeve dhe përgatitjen e planeve për zhvillim të rrjetit të organizatave shëndetësore në territorin e Republikës;
•    Merr pjesë në prëgatitjen e metodologjive bashkëkohore për planifikimin dhe zbatimin e veprimtarisë studiuse-hetimore në lëminë e mjekësisë sociale dhe shëndetësisë publike;
•    Merr pjesë në veprimtari arsimore, edukuese dhe përsosje profesionale të punëtorëve shëndetësor të profileve të ndryshme në lëminë e mjekësisë dhe organizimit social;
•    Nëpërmjet përpunimit softuerik të të dhënave i udhëheq dhe publikon regjistrat nacional “Regjistri për kacerr në Republikën e Maqedonisë”, “Regjistri për sëmundje të sheqerit në Republikën e Maqedonisë”, përgatit publikime për të shëruarit në mbrojtjen primare shëndetësore “Morbiditet ambulanto-poliklinike në Maqedoni” dhe për personat stacionar të shëruar në njësitë spitalore “Morbiditet dhe mortalitet spitalor në Republikën e Maqedonisë”;
•    Me precizitet i evidenton kuadrot në shëndetësi nëpërmjet bazës kompjuterike mirë të formuar për të dhënë;
•    Bashkëpunon me institucione dhe organizata shtetërore dhe ndërkombëtare (SZO, EUROSTAD,EU etj.) për vëzhgim dhe këmbim të risive në veprimtarinë e vet;
•    Përgatit indikatorë nacional shëndetësor;
•    Zbaton veprimtari shëndetësoro-edukative nëpërmjet përpunimit të programeve republikane globale dhe specifike për edukimin shëndetësor;
•    Kryen evaluimin e aktivitetit funkcional dhe shfrytëzimin e shërbimit shëndetësor;
•    Siguron ndihma profesionalo-metodologjike për organizatat shëndetësore, nga lëmia e mjekësisë sociale dhe ekonomikës në shëndetësi;
•    Dizajnon dhe implementon projekte në lëminë e kontrolit dhe preventivës së lëndimeve dhe dhunës;
•    Kryen studimin dhe kontrollin e lëndëve të papërpunuara për kozmetikë, preparate për mirëmbajtje të higjienës personale, për mirëmbajtje dhe zbukurim të fytyrës dhe trupit dhe preparate për mirëmbajtjen e pastrimit në amvisëri;

Informacione më detale mund të merrni në telefonat:
02 3125-044; 02 3226-510 dhe 02 3223-354