Veprimtaria themelore dhe kompetencat e klinikave, Spitaleve, Shtëpive shëndetësore dhe enteve tjera shëndetësore janë:

•    kontrollet mjekësore dhe llojet e tjera të ndihmave mjekësore me qëllim për vërtetimin, përcjelljen dhe kontrollin e gjendjes shëndetësore;
•    ndërmarrja e masave profesionale mjekësore, masa dhe procedura për përparimin e gjendjes shëndetësore, gjegjësisht ndalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe shkatërrimet apo prishjet tjera shëndetësore;
•    dhënia e ndihmës së parë mjekësore;
•    shërim në ordinancë, gjegjësisht në banesën e shfrytëzuesit;
•    mbrojtje shëndetësore në lidhje me shtatzaninë dhe lindjen;
•    zbatimin e masave preventive, terapeutike, rehabilituese;
•    preventimin, shërimin dhe sanimin e sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve;
•    barëra, materiale ndihmëse të cilat shërbejnë për zbatimin e barërave dhe materialit sanitar të nevojshëm për shërim sipas listës së barërave që e vërteton Ministria e shëndetësisë;
•    edukim shëndetësor me punën sistematike me popullatën e shëndoshë dhe të sëmurë;
•    hetimin dhe vërtetimin e sëmundjeve, lëndimeve dhe gjendjes shëndetësore të të siguruarve në mbrojtjen shëndetësore specialistiko – konsultative;
•    zbatimin e proceseve të specializuara diagnostike, terapeutike dhe rehabilituese;
•    proteza, ndihma ortopedike e të tjera, mjete ndihmëse dhe sanitare dhe mjete teknike për dhëmbë, të vërtetuara me akt të përgjithshëm të Ministrisë për shëndetësi;
•    hetimin dhe vërtetimin e gjendjes shëndetësore, shërimit, rehabilitimit, kujdesit, vendosjen dhe ushqimin në kushte të spitalit.