Drejtoria për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara i kryen punët që kanë të bëjnë me:

•    Siguron zbatim të vazhdueshëm të standardeve dhe normave ndërkombëtare në ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara;
•    Kryerjen e kontrollit në mënyrën  në të cilën ruhen dhe mbrohen informacionet e klasifikuara të cilat RM-ja ua ka bërë të mundëshme që shtetet e jashtme dhe organizatat ndërkombëtare  t’i përdorin, si dhe kompetencat të cilat kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e RM-së në strukturat euroatlantike dhe inicimi për kyçjen e marrëveshjeve ndërkombëtare;
•    Kompetenca të tjera të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e planeve për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara në gjendje të jashtzakonshme, si dhe trajnim të përdoruesve të informacioneve të klasifikuara nëpërmjet organizimit të këshillave, seminareve  të llojllojshme dhe konsultimeve individuale;
•    Bën koordinime të aktiviteteve në mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara me organet dhe institucionet shtetërore të cilat bëjnë këmbimin e informacioneve të klasifikuara me shtete tjera dhe organizata ndërkombëtare;
•    Merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësi në organizata ndërkombëtare nga lëmia e sigurimit dhe mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara;
•    Propozon masa për përparimin e mbrojtjes për informacionet e klasifikuara;
•    Nxit iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me shtete tjera dhe organizata ndërkombëtare nga lëmia e këmbimit të informacioneve të klasifikuara;
•    Kryen punë tjera të vërtetuara me Ligjin për informacione të klasifikuara dhe me ligj tjetër.

Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3299-820