Byroja për furnizime publike i kryen punët që kanë të bëjnë me:
• Inicon propozime për sjelljen akteve ligjore dhe të tjera nga lëmia e furnizimeve publike deri në ministrinë e financave;
• E përcjell dhe analizon zbatimin e ligjeve dhe dispozitave tjera për furnizime publike, funksionimin e sistemit të furnizimeve publike dhe inicon ndryshime për përmirësimin e sistemit të furnizimeve publike;
• Jep mendime në lidhje me dispozitat dhe zbatimet e këtij ligji;
• Siguron këshilla dhe u jep ndihmë subjekteve për furnizime;
• Përgatit dokumentacion standard për tender dhe formulare standarde për proceset për thirrje të hapur apo të kufizuar dhe për procesin me negociata;
• Udhëheq regjistër dhe nënregjistër të vetëm për furnizimet e furnizuesve dhe të njëjtat i mban dhe azhuron dhe i bën të kapshme për publikun nëpërmjet web faqes për furnizime publike;
• Për parregullsitë e konstatuara gjatë zbatimit të furnizimeve publike ndërmerr masa për çka menjëherë e informon Qeverinë dhe ministrin e financave;
• Vërteton kushte minimale për klasifikmet profesionale për personat të cilët kryejnë punë profesionale për furnizime publike;
• Organizon dhe kryen trajnim për edukimin e nëpunësve shtetëror dhe personave të tjerë profesional në lidhje me furnizimet publike sipas programit të sjellur më herët;
• Bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare dhe subjekte tjera të huaja për punët lidhur me zhvillimin e sistemit të furnizimeve publike;
• Realizon bashkëpunim ndërkombëtar në lidhje me sistemin e furnizimeve publike, e planifikon dhe e koordinon ndihmën e huaj teknike në lëminë e furnizimeve publike;
• Dorëzon raport vjetor në Qeveri për aktivitetet e veta në realizimin e sistemit të furnizimeve publike dhe në funkcionimin e sistemit të furnizimeve publike;
• Jep udhëzime dhe përgatit praktikume, doracakë dhe komente të të drejtave për furnizime publike dhe boton buletin;
• Punë tjera në pajtueshmëri me Ligjin për furnizime publike.
Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3106-223; 02 3106-230; 02 3106-431; 02 3106-355.


