Kryetari i Qytetit e paraqet dhe përfaqëson Qytetin e Shkupit. Për punën e tij ai përgjigjet para qytetarëve të qytetit, kurse kompetencat e tij janë:

•    I proklamon aktet e Këshillit dhe i shpall në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupi”;
•    Kujdeset dhe e siguron zbatimin e akteve të Këshillit;
•    Kujdeset për zbatimin e punëve të Qytetit të Shkupit të cilat i’u janë besuar me ligj;
•    Këshillit i propozon sjelljen e vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme me kompetencë të tij;
•    Udhëheq me organet dhe shërbimet drejtuese dhe administrative të Qytetit;
•    Menaxhon me pasurinë e Qytetit në pajtueshmëri me statutin;
•    Emërton dhe shkarkon arkitektin kryesorë;
•    Këshillit i propozon emërtimin dhe shkarkimin e organeve udhëheqëse të shërbimeve, enteve dhe ndërmarrjeve publike të themeluara nga Qyteti;
•    Emërton dhe shkarkon persona udhëheqës të organeve administrative gjegjësisht organeve drejtuese të Qytetit të Shkupit;
•    Sjell akte për të cilat është i autorizuar me ligj, statut të Qytetit apo aktin e Këshillit;
•    Kryenedhe punë tjera të vërtetuara me ligj dhe me Statutin e Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Qytetit bashkëpunon me kryetarët e komunave të rajonit të Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërtimit të qëndrimeve të përbashkëta, përcaktimin e prioriteteve të përbashkëta dhe ndërmarrjen e akcioneve të përbashkëta për çështje dhe probleme të përcaktuara me interes për Qytetin në përgjithësi.

Informacione më detale mund të merrni në telefonin: 02 3297-255