Të nderuar,
Në pajtueshmëri me kompetencat që dalin nga Ligji për qasje të lirë në informacionet me karakter publik (neni 37), poseudesit e informacioneve me karakter publik kanë obligim ligjor të përgatisin Raport vjetor për zbatimin e LQLIKP për vitin kalendarik 2015 dhe të njëjtin ta dorëzojnë në Komision, deri më 31 janar të vitit 2016.
Këto raporte do të jenë pjesë përbërëse të Raportit vjetor për zbatimin e LQLIKP, të cilin Komisioni e përgatit dhe dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
FORMULARI PËR RAPORTIN VJETOR ËSHTË I VENDOSUR NË LINKUN – DOKUMENTE NË UEB FAQEN E KOMISIONIT (www.komspi.mk) DHE I NJËJTI MUND TË SHTYPET.
Personi përgjegjës i cili nuk do të përgatisë Raport vjetor dhe i njëjti nuk e dorëzon në Komision në afatin ligjor, do të dënohet prej 500 deri 800 euro në kundërvlerë në pajtueshmëri me nenin 33 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta zyrtare e RM” nr.6/2010), të cilin Komisioni do ta realizojë nëpërmjet kundfërvajtjes për shkelje penale.
Në vazhdim të Raportit vjetor, personi përgjegjës në atë institucion personi zyrtar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik është ndërruar apo prej arsyeve tjera nuk e zbaton këtë obligim ligjor, është i obliguar me Akt (Vendim) të caktojë person zyrtar tjetër dhe të dhënat t’i dorëzojë në Komision. Në Raportin vjetor personi përgjegjës, gjithashtu është i obliguar të dorëzojë të dhëna të sakta për ndryshimin eventual të adresës, telefonave për kontakt, e-mail etj.
Raportet vjetore mund të dorëzohen në Komision nëpërmjet postës (në adresën: bul: “Goce Dellçev” nr. 18), apo e-mail: komspi@komspi.mk (në version të skenuar).


