Delegacioni i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik sot realizoi vizitë në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinieri kompjuterike. Në takimin me nikoqirët, kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Pece Tashevski dhe dekani i Fakultetit, d-r Dimitar Trajanov, nënshkruan memorandum për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Në pajtueshmëri me këtë dokument, bashkëpunimi do të kontribuojë që Komisioni dhe FSHIIK të këmbejnë dituritë dhe resurset e veta në drejtim të ngritjes së vetëdijes publike dhe shkallës së njohurisë së studentëve me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe angazhimi i tyre i drejtpërdrejtë, nëpërmjet praktikës dhe vullnetarizimit, në aktivitetet e Komisionit.
Si një prej hapave të para në bashkëpunimin është caktuar mbajtja e trajnimeve të studentëve në lidhje me zbatimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe përdorimi i tij si mjet për qasje në informacione me interes të studentëve. Aktiviteti do të zhvillohet nëpërmjet punëtorive të organizuara nga ana e personave profesional të Komisionit.