• Gjyqet themelore bazohen për rajonet të përcaktuara me ligj, kurse mund të gjykojnë edhe jashtë selisë së gjyqit në ditët gjyqësore;
• Gjyqet e apelacionit bazohen për rajonet e më shumë gjyqeve themelore të përcaktuara me ligj;
• Gjyqet themelore dhe ato të apelacionit janë organe shtetërore të pavarura
• Gjykojnë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe e sigurojnë zbatimin e të drejtës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore, duke llogaritur për parimin e të drejtës dhe drejtshmërisë;
• Vendosin me ligj për veprim të shënuar për:
– për të drejtat e qytetarëve dhe interesat juridike;
– kontestet mes qytetarëve dhe subjekteve tjera juridike;
– veprave ndëshkuese.
Gjyqet themelore kanë për obligim që të vendosin në shkallë të parë për lëndët e kompetencës gjyqësore përveç atyre lëndëve të cilat janë të futura me ligj në kompetencë të gjyqit tjetër:
• Gjyqet themelore janë të obliguara që të vendosin në shkallë të parë edhe për punët jashtëprocesore, zbaitimin dhe sigurimin dhe për vërtetimin e tapive dhe intabulancave, nëse me ligj nuk është përcaktuar kompetencë e organeve apo institucioneve tjera;
• Gjyqet themelore janë të obliguara të vendosin në shkallë të parë edhe për veprat penale, përderisa me ligj nuk është caktuar për lloje të caktuara të veprave penale që të vendosin lloje të tjera të organeve (doganore, devizore, të jashtme-tregtare dhe tatimore).
Gjyqet themelore janë kompetente për:
• Gjykim në shkallë të parë dhe kryerje të punëve në procedurën penale për vepra penale për të cilat është sjellur dënim me burg mbi dhjetë vjetë dhe
• Për procedura ekonomike, pasurie dhe konteste tjera qytetaro-juridike ku si palë paraqiten komunat, Qyteti i Shkupit dhe Republika, ndërmarrjet dhe persona tjerë juridik, posedues të shitoreve dhe individë tjerë të cilët kryejnë veprimtai të regjistruar ekonomike, konteste të personave vendor juridik dhe personave të huaj fizik dhe mes personave të huaj fizik dhe juridik, procedurë për falimentim, barazim dhe likuidim të detyrueshëm dhe konteste me çka gjatë asaj do të ndodhin konteste për ndryshime të statusit (ndarje, bashkim dhe organizim) dhe zbatim të vendimeve të atyre gjyqeve, vendos edhe për ligjshmërinë e aktit individual në kontestet e drejtorive-kontabiliste, për mbrojtje për shkak të ndikimeve të paligjshme, për pranimin dhe lejimin e zbatimit të vendimeve të gjyqeve të huaja, si dhe të kryejnë punë në ndihmën ndërkombëtare juridike nëse me ligj nuk është i përcaktuar ndënjë organ tjetër kompetent.
Gjyqet themelore janë të bazuara për rajonet që vijojnë:
1. Gjyqi themelor në Berovë për rajonin e komunës së Berovës;
2. Gjyqi themelor në Manastir për rajonin e komunave Manastir dhe Demir Hisar, me sekcion në Demir Hisar;
3. Gjyqi themelor në Vinicë për rajonin e komunaës së Vinicës;
4. Gjyqi themelor në Gjevgjeli për rajonin e komunave Gjevgjeli dhe Vallandovë me sekcion në Vallandovë;
5. Gjyqi themelor në Gostivarë për rajonin e komunës së Gostivarit;
6. Gjyqi themelor në Dibër për rajonin e komunës së Dibrës;
7. Gjyqi themelor në Dellçevë për rajonin e komunës së Dellçevës;
8. Gjyqi themelor në Kavadar për rajonin e komunës së Kavadarit;
9. Gjyqi themelor në Kërçovë për rajonin e komunave të Kërçovës dhe Makedonski Brodit, me sekcion në Makedonski Brod.
10. Gjyqi themelor në Koçan për rajonin e komunës së Koçanit;
11. Gjyqi themelor në Kratovë për rajonin e komunës së Kratovës;
12. Gjyqi themelor në Kriva Pallankë për rajonin e komunës së Kriva Pallankës;
13. Gjyqi themelor në Kumanovë për rajonin e komunës së Kumanovës;
14. Gjyqi themelor në Krushevë për rajonin e komunës së Krushevës;
15. Gjyqi themelor në Negotinë për rajonin e komunës së Negotinës;
16. Gjyqi themelor në Ohër për rajonin e komunës së Ohrit;
17. Gjyqi themelor në Prilep për rajonin e komunës së Prilepit;
18. Gjyqi themelor në Radovish për rajonin e komunës së Radovishit;
19. Gjyqi themelor në Resnje për rajonin e komunës së Resnjes;
20. Gjyqi themelor në Sveti Nikollë për rajonin e komunës së Sveti Nikollës;
21. Gjyqi themelor Shkup 1 për rajonin e komunave Qendër dhe Karposh;
22. Gjyqi themelor Shkup 2 për rajonin e komunave Kisella Vodë, Çair dhe Gazi Babë;
23. Gjyqi themelor në Strugë për rajonin e komunës së Strugës;
24. Gjyqi themelor në Strumicë për rajonin e komunës së Strumicës;
25. Gjyqi themelor në Tetovë për rajonin e komunës së Tetovës;
26. Gjyqi themelor në Veles për rajonin e komunës së Velesit;
27. Gjyqi themelor në Shtip për rajonin e komunave të Shtipit dhe Probishtipit, me sekcion në Probishtip.
Gjyqet apelacione janë kompetente që të:
• Vendosen për ankesat kundër vendimeve të gjyqeve themelore;
• Vendosin për ndeshje të kompetencës mes gjyqeve themelore nga rajoni i tij;
• Kryejnë punë tjera të përcaktuara me ligj.
Gjyqet apelacione janë të bazuara për rajonet që vijojnë:
1. Gjyqi i apelacionit në Manastir për rajonet e gjyqeve themelore në Manistir, Kërçovë, Krushevë, Ohër, Prilep, Resnje dhe Strugë;
2. Gjyqi i apelacionit në Shkup për rajonet e gjyqeve themelore në Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Kavadar, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Negotinë, Shkup 1, Shkup 2, Tetovë dhe Veles dhe
3. Gjyqi i apelacionit në Shtip për rajonet e gjyqeve themelore në Berovë, Vinicë, Dellçevë, Koçan, Radovish, Sveti Nikollë, Strumicë dhe Shtip.


