•    Prokuroria publike është organ i vetëm shtetëror dhe i pavarur që i ndjek kryerësit e veprave penale apo veprave tjera ndëshkuese të vërtetuara me ligj dhe kryen punë tjera të vërtetuara me ligj;
•    Prokurori publik e prezanton prokurorinë publike, udhëheq me punën e saj dhe i kryen të drejtat dhe obligimet të përcaktuara me ligj;
•    funkcionin e prokurorisë publike e kryen prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, prokurori publik i prokurorisë së lartë publike dhe prokurori publik i prokurorisë themelore publike.
•    prokurori publik mund të ketë një apo më shum zëvendës;
•    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i emërton dhe shkarkon prokurorin pubik dhe zëvendës prokurorin publik në kohë prej gjashtë vitesh, të cilët përsëri mund të jenë të emërtuar;
•    prokuroritë publike për çështje me rëndësi për realizimin e funkcioneve të tyre, si dhe për çështjet me interes të përbashkët bashkëpunojnë me organet në zbulimin e veprave tjera penale dhe ndëshkuese dhe kryerjes së tyre, gjyqet, organet tjera dhe personat tjera juridik;
•    udhëzimet e domosdoshme të prokurorit të lartë publik mund të dedikohen në ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të caktuara për shkak të mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit, mbrojtje të interesave të bashkësisë shoqërore dhe të subjekteve tjera juridike, zbulimin  më efikas të veprave penale dhe ndëshkuese dhe kryerësit e tyre, përdorimi i mjeteve juridike dhe vërtetimi i fakteve ligjore dhe zbatimi i të drejtës;
•    prokurori më i ulët publik i zbaton udhëzimet e domosdoshme të prokurorit më të lartë publik;
•    prokuroria publike në realizimin e funkcionit të ndjekjes së kryerësve të veprave penale dhe ndëshkuese dhe në kryerjen e funkcioneve tjera të përcaktuara me ligj vepron para gjyqeve kompetente;
•    prokuroria themelore publike vepron para gjyqit themelor;
•    prokuroria e lartë publike vepron para gjyqit të lartë;
•    prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë vepron para gjyqit suprem të Republikës së Maqedonisë;
•    prokuroria publike vepron edhe para organeve tjera dhe personave tjerë juridik të rajonit të tij kur për atë është i autorizuar me ligj;
•    prokuroria publike kujdeset për zbulimin në kohë dhe efikas të veprave penale dhe ndëshkuese dhe për kryerësit e tyre, dorëzon kërkesë për sjelljen e procedurës penale he procedurës për vepra tjera ndëshkuese  edhe në kuadër të ligjit ndërmerr masa dhe aktivitete për shkak të kahjes së drjetë të procedurës, ngrit dhe përfaqëson aktpadi, paraqet mjete të rregullta dhe të parregullta juridike dhe ndërmerr veprimtari tjera të përcaktuara me ligj.

Më shumë detaje mund të merrni në telefonat: 02 3219-850 dhe 02 3229-314

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë:

•    Prokuroria themelore publike :

1.    Prokuroria themelore publike në Berovë për rajonin  e Gjyqit themelor në Berovë;
2.    Prokuroria themelore publike në Manastir për rajonin  e Gjyqit themelor në Manastir;Prokuroria themelore publike në Gjevgjeli për rajonin  e Gjyqit themelor në Gjevgjeli;
3.    Prokuroria themelore publike në Gostivar për rajonin  e Gjyqit themelor në Gostivar;
4.    Prokuroria themelore publike në Dibër për rajonin  e Gjyqit themelor në Dibër;
5.    Prokuroria themelore publike në Dellçevë për rajonin  e Gjyqit themelor në Dellçevë;
6.    Prokuroria themelore publike në Kavadar për rajonin  e gjyqeve themelore në Kavar dhe Negotinë;
7.    Prokuroria themelore publike  Kërçovë për rajonin  e Gjyqit themelor në Kërçovë;
8.    Prokuroria themelore publike në Kriva Pallankë për rajonin  e Gjyqit themelor në Kriva Pallankë;
9.    Prokuroria themelore publike në Koçan për rajonin  e gjyqeve themelore në Koçan dhe Vinicë;
10.    Prokuroria themelore publike në Kumanovë për rajonin  e gjyqeve  themelore në Kumanovë dhe Kratovë;
11.    Prokuroria themelore publike në Ohër për rajonin  e Gjyqit themelor në Ohër;
12.    Prokuroria themelore publike në Prilep për rajonin  e gjyqeve themelore në Prilep dhe Krushevë;
13.    Prokuroria themelore publike në Radovish për rajonin  e Gjyqit themelor në Radovish;
14.    Prokuroria themelore publike në Resnje për rajonin  e Gjyqit themelor në Resnje;
15.    Prokuroria themelore publike në Sveti Nikollë për rajonin  e Gjyqit themelor në Sveti Nikollë;
16.    Prokuroria themelore publike në Shkup për rajonin  e gjyqeve themelore në Shkup 1 dhe Shkup 2;
17.    Prokuroria themelore publike në Strugë për rajonin  e Gjyqit themelor në Strugë;
18.    Prokuroria themelore publike në Strumicë për rajonin  e Gjyqit themelor në Strumicë;
19.    Prokuroria themelore publike në Veles për rajonin  e Gjyqit themelor në Veles;
20.    Prokuroria themelore publike në Tetovë për rajonin  e Gjyqit themelor në Tetovë;
21.    Prokuroria themelore publike  në Shtip për rajonin  e gjyqeve themelore në Shtip dhe Probishtip.

•    Prokuroritë e larta publike:

1.    Prokuroria e lartë publike në Manastir për rajonin e Gjyqit të lartë në Manastir;
2.    Prokuroria e lartë publike në Shkup për rajonin e Gjyqit të lartë në Shkup;
3.    Prokuroria e lartë në Shtip për rajonin e Gjyqit të lartë në Shtip.