Sekretarijati për çështje europiane i kryen punët që kanë të bëjnë me:

•    Sigurimin e koordinimit dhe pajtueshmëri në punën e organeve të Drejtorisë shtetërore, organeve dhe institucioneve të tjera, për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Unionin europian, dhe për negociata për anëtarësim në Unionin europian;
•    Sigurimin e koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e Marrëeveshjes stabilizim dhe asocim të nënshkruar mes Republikës së maqedonisë dhe Bashkësive Europiane dhe vendet e tyre anëtare dhe marrëveshje tjera të nënshkruara mes Republikës së Maqedonisë dhe Unionit europian si dhe për trupat punuese të formuara në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar dhe marrëveshjeve tjera me Unionin europian;
•    Sigurimin e koordinimit të procesit të përgatitjes së versionit maqedonas të aquis communitaire (e drejta e Unionit europian);
•    Sigurimin e koordinimit për shkak të pajtueshmërisë së punës së përfaqësuesve të Republikës së Maqedonisë në institucionet dhe trupat e Unionit europian;
•    Sigurimin e koordinimit për shkak të pajtueshmërisë së punës së Republikës së Maqedonisë si shtet anëtar i Unionit europian;
•    Sigurimin e koordinimit të ndihmës së jashtme nga Unioni europian dhe vendet e saja anëtare dhe ndihmës tjetër të jashtme lidhur me reformat komplementare të procesit për integrim të Republikës së Maqedonisë në Unionin europian;
•    Informimin e publikut për aktivitetet lidhur me procesin e integrimit europian dhe çështjeve europiane;
•    Si dhe punë tjera lidhur me Unionin europian të cilat do t’i përcaktojë Qeveria.

Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3239-165 lok. 116 dhe 113