Ministria e financave i kryen punët që kanë të bëjnë me:
• Sistemin e financimit;
• Sistemin e kasafortës;
• Sistemin doganor;
• Sistemin tatimor dhe politikën tatimore;
• Sistemin e punës me deviza;
• Sistemin e bankave, kursimoreve dhe institucioneve tjera financiare;
• Sistemi i kontabilitetit, revizionit dhe qarkullimit të rrogave;
• Me huatë dhe kreditet;
• Politikën makroekonomike dhe politikën për zhvillim të ekonomisë nacionale;
• Përgatitjen e proektit të bilansit pagesor;
• Përgatitjen dhe përcjelljen e bilanseve makroekonomike;
• Sigurimin e pasurisë dhe personave;
• Lojërave të fatit;
• Përgatitjen dhe zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë dhe të llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë;
• Pronësinë dhe me marrëdhëniet tjera juridike dhe të pasurisë;
• Rezervat e mallërave;
• Me mbikqyrjen e kompetencës së saj dhe;
• Kryen punë të tjera të vërtetuara me ligj.
Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3136-273


